Chelsea planifikon shitjen e Kantes

Futboll

Chelsea planifikon shitjen e Kantes

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:08
Chelsea planifikon shitjen e Kantes

Chelsea raportohet se është e hapur për shitjen e N’Golo Kantes gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme.

Kontrata e Kantes me Chelsean skadon më 30 qershor 2023, megjithatë klubi londinez po mendon ta lejojë lojtarin të largohet në vitin e ardhshëm, sipas “Fichajes”.

“Blutë” thuhet se janë të kënaqur me paraqitjet nga mesfushorët e rinj Conor Gallagher dhe Billy Gilmour, me të dy lojtarët që shihen si zëvendësues të mundshëm të Kantes.

Chelsea gjithashtu thuhet se beson se mund të fitojnë një shumë të konsiderueshme për shitjen e 30-vjeçarit. Paris Saint-Germain dhe Real Madrid thuhet se janë klubet e interesuara për mesfushorin francez.

Kante ka qenë një nga lojtarët kyç për Chelsean që kur u transferua nga Leicester City në vitin 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat