Legjenda e Juves: Dybala të tregojë di të bëj diferencën

Futboll

Legjenda e Juves: Dybala të tregojë di të bëj diferencën

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:11
Legjenda e Juves: Dybala të tregojë di të bëj diferencën

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Juventusi e ka lënë skuadrën pa një lider. Paolo Dybala shihej si pasuesi i denjë i portugezit, megjithatë deri tani nuk ka arritur ta vendosë klubin përpara.

Bardhezinjtë janë në momentin e tyre më të vështirë, teksa kanë grumbulluar vetëm 5 pikë në 5 ndeshje.

Legjenda e Juventusit, Franco Causio, i cili ka fituar 6 Seria A me këtë fanellë, si dhe u shpall kampion bote me Italinë në vitin 1982 deklaroi se Dybala duhet të marë skuadrën në shpatullat e tij. Sipas tij nuk ka më justifikime për “La Joya”, ai duhet të tregojë që është lojtar i klasit botëror.

“Një lojtar i kalibrit të Ronaldos i duhet thënë faleminderit për atë që ka bërë në 3 vite. 30 gola në sezon janë shumë për futbollin italian.

Nuk është e lehtë ta zëvendësosh, megjithatë kjo është koha e atyre që kanë qëndruar. E kam fjalën për Dybalan. Argjentinasi duhet të tregojë se di të bëjë diferencën. Një gjë është të flasësh, diçka tjetër ta tregosh në fushë dhe deri tani Dybala nuk ka arritur të bëjë diferencën”- u shpreh legjenda italiane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat