Rekordmeni i ri

Futboll

Rekordmeni i ri

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:18
Rekordmeni i ri

Skuadra e Liverpullit nuk arriti më shumë se një barazim në ndeshjen ndaj skuadrës së Brentford, në një triller që prodhoi plot gjashtë gola (3-3).

Golat npër Liverpullin i realizuan Diogo Jota (31′), Mohamed Salah (54′) dhe Kurtis Xhons (67′).

Sulmuesi egjiptiani, Mohamed Sallah arriti të shënoj golin e tij të 100-të në Premie Ligë për skuadrën e tij, duke u bërë vetëm lojtari i katërt i klubit që shënon 100 gola në kompeticion.

Sidoqoftë, asnjë lojtar i Liverpullit nuk kishte shënuar më shpejtë 100 gola në Premierligë për klubin se sa që bëri Salah, duke realizuar 100 gola vetëm pas 151 paraqitjesh.

Në përgjithësi, Salah është lojtari i katërt më i shpejtë që arrin 100 gola në Premier Ligë, pas Alan Shirer (123), Hari Kejn (138) dhe Serhio Agueros (147).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat