Lothar Matthaus: Ky Bayern, i vështirë për t’u ndalur!

Futboll

Lothar Matthaus: Ky Bayern, i vështirë për t’u ndalur!

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 13:35
Lothar Matthaus: Ky Bayern, i vështirë për t’u ndalur!

Lothar Matthaus analizoi ndeshjen e mbrëmshme të Bajernit duke thënë se skuadra e Nagelsmanit ka hyrë shpejt në lojën e saj duke dërrmuar kundërshtarin më të gjitha mënyrat.

Mendoj që Bajerni dominoi ndeshjen nga fillimi në fund duke mos i lënë asnjë shans kundërshtarit. Skuadra e Nagelsmanit ka krijuar identitetin e saj falë një loje të bukur duke zotëruar topin dhe duke krijuar shumë raste.

U bënë disa ndeshje që loja është në rritje dhe tani në skuadër nuk shënon vetëm Levandovski, por edhe lojtarë të tjerë të cilët luajnë më afër zonës kundërshtare.

Ata (Bajerni) do të vazhdojnë të jenë favoritët kryesorë për të fituar kampionatin nëse luajnë siç kanë bërë në këto gjashtë javët e para”, tha ish-kapiteni legjendar i skuadrës më të titulluar në Gjermani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat