Ankth te Juventusi

Futboll

Ankth te Juventusi

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 15:23
Ankth te Juventusi

Ankth në shtëpinë e Juventusit për yllin e skuadrës, Paulo Dibalën. Sulmuesi i “Zonjës së Vjetër” pasi realizoi një supergol ditën e sotme ndaj Sampdorias, në minutën e 21′ la i përlotur fushën e lojës ku sipas pamjeve që jepnin, në fytyrën e tij dallohej se ky nuk ishte një dëmtim i lehtë.

Sipas mediave italiane, 27-vjeçari argjentinas ka pësuar një tërheqje muskulare në pjesën e poshtme të kofshës së majtë, këto ishin ekzaminimet e para që iu kryen yllit të bardhezinjve.

Gjatë ditës së nesërme, “La Joya” do t’i nënshtrohet ekzaminimeve për të vlerësuar shkallën e këtij dëmtimi që në pamje të parë nuk duket se është i lehtë, dhe gjithashtu ndeshja ndaj Çelsit në Champions është në rrezik.

Dibala ditën e sotme luajti ndeshjen e tij të 6 me Juventusin në këtë sezon në të gjitha kompeticionet nga ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar dhe 2 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat