Edhe pas Mulaliçit, nuk ka fitore për Deçiqin, barazim në ‘DG Arena’

Futboll

Edhe pas Mulaliçit, nuk ka fitore për Deçiqin, barazim në ‘DG Arena’

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:04
Edhe pas Mulaliçit, nuk ka fitore për Deçiqin, barazim në ‘DG Arena’

Në duelin mes dy skuadrave që luftuan për kreun e tabelës në sezonin e kaluar, skuadrës shqiptare Deçiqi dhe Podgoricës, përfundoi pa fitues (1:1) në stadiumin “DG Arena” në Podgoricë.

Deçiqi tashmë është pa fitore qe pesë ndeshje, por barazimi është gjithashtu një lloj ndryshimi apo një kthim i vetëbesimi pas humbjeve nga Petrovaci dhe Mornari. 

Deçiqi ishte më i mirë në pjesën e parë, kaluan në epërsi me një gol fenomenal nga goditja dënimi përmes futbollistit të Angjellë Rudoviq pikërisht në minutën e 23 -të.

Në minutën e 61-të, Luka Marash barazoi rezultatin 1:1 pas asistimit të Keita Suzuki.

Edhe pas largimit të trajnerit Mulaliç, nuk ka fitore për Deçiqin, barazon në ‘DG Arena’.

Deçiqi renditet në vend të gjashtë me 13 pikë pas nëntë jave në Kampionatin e Malit të Zi, ndërsa Podgorica është në pozitën e parafundit (i 9-ti) me 5 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat