Gjilani refuzon të dalë në fushë, pas përleshjes mes tifozëve

Futboll

Gjilani refuzon të dalë në fushë, pas përleshjes mes tifozëve

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:22
Gjilani refuzon të dalë në fushë, pas përleshjes mes tifozëve

Zyrtarët e Gjilanit kanë vendosur të mos i lejojnë futbollistët e vet të dalin në fushë për vazhdimin e pjesës së dytë të derbit të Anamoravës, kundër Dritës, duke u ankuar në mungesë sigurie në Stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Një përleshje mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit ka bërë që të ketë pezullim të përcaktuar të ndeshjes pas pushimit mes pjesëve.

Gjilani po refuzon të dalë në fushë duke u thirrur në mungesë si sigurie, pas përleshjes mes dy grupeve të tifozëve në tribuna.

Një numër i tifozëve të Dritës u panë edhe duke i kaluar rrethojat për t’u futur në fushë dhe iu vërsulën tifozëve kundërshtarë.

Kërkesa e Gjilanit është krijimi i kushteve të sigurim për vazhdimin e ndeshjes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat