Ramsey drejt rikthimit në Premier League

Futboll

Ramsey drejt rikthimit në Premier League

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:28
Ramsey drejt rikthimit në Premier League

Aron Ramsey ka nisur sezonin e tij të tre të te Juventusi, ku u transferua me parametra zero verën e 2019-ës, por pas Maurizio Sarrit dhe Andrea Pirlos, nuk po ia del të bindë as Massimiliano Allegrin për një vend në formacion.

Skema e trajnerit livornez duket se nuk ka vend për fantazistin uellsian, që po përpiqet të përshtatet me rolin e mesfushorit para mbrojtjes, një mision ky thuajse i pamundur në një kampionat taktik si ai italian.

Pikërisht për këtë arsye, 30-vjeçari ka autorizuar menaxherin e tij që t’i gjejë një tjetër klub, pasi dëshiron me çdo kusht të rikthehet në Premier League, aty ku bëri mjaft mirë me Arsenalin për disa sezone.

Interes për shërbimet e Ramsey kanë shfaqur momentalisht klube si Everton, Newcastle dhe West Ham, të cilat fillimisht duhet të arrijnë një marrëveshje me italianët e Juventusit, që ndonëse e morën me parametra zero, vështirë se do të hiqnin dorë pa arkëtuar më parë një shifër prej 10-15 milionë eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat