Bajrami nderon Empolin

Futboll

Bajrami nderon Empolin

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:44
Bajrami nderon Empolin

Nedim Bajrami sërish protagonist në Serinë A me fanellën e Empolit.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka gjetur rrugën e rrjetës në përballjen ndaj Bolonjës, duke realizuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 54-t, teksa arriti të ngrinte shifrat në 3-1.

Ky ishte goli i dytë i realizuar nga shqiptari në këtë sezon në Serinë A, me fanellën e Empolit.

Bajrami është shndërruar në një lider absolut te skuadra e tij, teksa mban edhe numrin 10 mbi shpinë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat