Prishtina tregon ‘muskujt’ në Drenas

Futboll

Prishtina tregon ‘muskujt’ në Drenas

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2021 Në ora: 16:58
Prishtina tregon ‘muskujt’ në Drenas

Prishtina po këndellet gradualisht duke shënuar fitoren e dytë rresht dhe të dyja si mysafirë, pas fitores me 2:1 në Klinë ndaj Dukagjinit, sot e mposhtën me 4:0 Feronikelin në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Prishtina tregoi “muskujt” në Drenas, duke importuar tre pikë që i japin qetësinë kryetrajnerit Zekirja Ramadanit.

Në minutën e 6-të, Endrit Krasniqi dinak, realizon për 0:1.

Leutrim Kryeziu shënoi për 0:2 pas asistimit të Mendurim Hoti, e cila rezultoj pas një aksionit mirë të organizuar mirë.

Në minutën  e 80-të, shënon Oto John dhe Tolaj në atë të 86-tën. Në minutën e fundit, Tolaj i Prishtinës ndëshkohet me karton të kuq. 
 
Prishtina ngritët në vend të gjashtë me 8 pikë, duke lënë pas Feronikelin përkatësisht në të shtatën me 6 sosh. 

Në mes javë Prishtina e pret Ulpianën dhe Feronikeli i shkon Ballkanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat