Bajrami shënon, Empolin fiton

Futboll

Bajrami shënon, Empolin fiton

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:04
Bajrami shënon, Empolin fiton

Futbollisti Nedim Bajrami shënon për fitoren e Empolit, me rezultat 4:2 ndaj Bologna-s, në takimin e javës së 6-të të Serie A në futboll. 

Bajrami shënoi nga penalltia në minutën e 53-të për 3:1. Për Empolin shënuan Bonifazi (1'-autogol), Pinamonti (32'),

Bajrami (53' nga penalltia), Ricci (90’) dhe për Bolognan Barrow (11'), Arnautoviq (77').

Bologna lëshoi edhe një mundësi të artë në minutën e 20-të, Arnautoviq dështon nga penalltia. 

Kristijan Aslliani u aktivizua nga minuta e 80-të për Empolin, duke e zëvendësuar Bajramin. Empoli renditet në vend të shtatë me 9 pikë, ndërsa Bologna e dhjeta me 8 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat