Southamptoni mposhtet nga Wolves

Futboll

Southamptoni mposhtet nga Wolves

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:30
Southamptoni mposhtet nga Wolves

Armando Broja nuk ia del të bëjë diferencën në radhët e Southamptonit.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare u aktivizua në minutën e 64-t, në vend të Adams, në sfidën ndaj Wolverhamptonit në transfertë, kur vendësit kishin vetëm tri minuta që kishin kaluar në epërsi falë finalizimit të Jimenez.

Trajneri Hasenhuttl besoi se me aktivizimin e Brojës faza sulmuese e skuadrës së tij do të merrte tjetër ritëm, por edhe në rastet që iu paraqitën, siç ishte ai i minutës së 81-të, me Shane Long, “The Saints” nuk ia dolën të shënonin qoftë një gol, nga ana tjetër Wolves iu afruan dyfishimit të rezultatit me Jimenez, në minutën e pestë shtesë.

Tri minuta më vonë kryesori vërshëlleu për përfundimin e këtij takimi, me Southamptonit që pësoi humbjen e dytë në kampionat, pas katër barazimeve radhazi, ndërsa Wolves marrin fitoren e dytë në tri takimet e fundit, duke lënë pas atë start zhgënjyes me tri disfata radhazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat