Nuhiu pas humbjes nga Gjilani: Përgjegjësinë e marr unë

Futboll

Nuhiu pas humbjes nga Gjilani: Përgjegjësinë e marr unë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 17:37
Nuhiu pas humbjes nga Gjilani: Përgjegjësinë e marr unë

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu është deklaruar pas humbjes nga Gjilani.

Drita pësoi humbje në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:2, pas golave të Prognit dhe Kelmendit.

Pas ndeshjes, Nuhiu tha se lojtarët kanë dhënë maksimumin, derisa përgjegjësinë e ka marrë vetë.

“Një pjesë e parë e ekuilibruar, pak diçka ishim më mirë, por jo mjaftueshëm, por në pjesën e dytë në momentin më të mirë tonin, pësuam”.

“Pastaj ishim edhe me një lojtar më pak, djemtë e dhanë maksimumin, krijuan për të shënuar, por thjesht nuk arritën të realizojnë. Kishim mjaftueshëm për të marrë më tepër, por ky është futbolli. Për këtë ndeshje marr përgjegjësi unë”, nënvizoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat