Xhaka me Arsenalin të pamëshirshëm për Tottenhamin

Futboll

Xhaka me Arsenalin të pamëshirshëm për Tottenhamin

Nga: Kemajl Goca Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:23

Arsenali po rikthehet formën e mirë, duke shënuar fitoren e tretë rresht pas një startit të keq në Premier League.

“Topçinjtë’ shënuan fitore me rezultat 3:1 ndaj Tottenhamit, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Emirates”.

Futbollistët Saka e Smith Rowe treguan formë të lartë, shënuan dhe asistuan.

Image

Për Arsenalin shënuan Smith Rowe (12'), Aubameyang (27') e Saka (34') dhe për Tottenhamin Son Heung-Min (79').

Granit Xhaka u paraqit standard duke dhënë maksimumin për fitoren e Arsenalit. Ai u zëvendësua në minutën e 82-të.

Arsenali renditet në vend të dhjetë me 9 pikë sa ka edhe Tottenham në të 11-tin me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat