Balliu asiston në La Liga

Futboll

Balliu asiston në La Liga

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:44
Balliu asiston në La Liga

Mbrojtësi i Kombëtares, Ivan Balliu është duke kaluar një moment spektakolar në La Liga me fanellën e Rajo Vallecano.

Shqiptari ishte protagonist në përballjen e sotme ndaj Cadizit, teksa në minutën e 44-t, dhuroi një asist fantastik nga e djathta për Falkaon, i cili nuk fali. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin 2-1 në favor të Rajo Vajekanos.

Ky ishte asisti i parë në La Liga, për mbrojtësin shqiptar, i cili ka qenë titullar absolut në 6 sfidat e para të kampionatit, duke u shndërruar në një lider të mbrojtjes.

Për sa i përket Falkaos, ky ishte goli i tretë në 3 ndeshje radhazi për bomberi kolumbian, i cili iu bashkua skuadrës spanjolle nga radhët e Gallatasarait.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat