Selahi shënon golin e parë

Futboll

Selahi shënon golin e parë

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:54
Selahi shënon golin e parë

Gorica-Rijeka ka rezervuar edhe një derbi të vogël shqiptarësh. Lindon Selahi dhe Albi Doka kanë qenë protagonist në ndeshjen e çmendur që përfundoi në shifrat 3-4 për Rijekën, të vendosur vetëm në minutat e fundit.

Albi Doka i ka falur një gol kundërshtarit, teksa prek topin me dorë në zonë. Arbitri i tregon kartonin e verdhë, ndërsa Muriç tund rrjetën,

Ndërkohë më parë, në minutën e 46 Lindon Selahi shënon golin e tij të parë me fanellën e Rijekës.

Mesfushori shqiptar po gëzon një formë të mirë në Kroaci, ku këtë herë i jep një dorë ekipit për të marrë 3 pikët e radhës, të cilat e dërgojnë në vendin e parë në renditje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat