Lazios i takon derbi i çmendur romak! Hysaj titullar e Muriqi futet në fund

Futboll

Lazios i takon derbi i çmendur romak! Hysaj titullar e Muriqi futet në fund

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 19:57
Lazio

Pesë gola në “Olimpico” në derbin e madh të Romës! 

Lazio ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Romës, më takimin e javës së 6-të të Serie A.

Trajneri Sarri fiton përballjen ndaj Mourinhos, në një ndeshje të luftuar deri në fund. 

Image

Roma

Roma u mundua me gjithë arsenalin që posedonte por nuk arriti golin e barazimit.

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj, tregoi angazhim të madh duke i ndihmuar bashkëlojtarë në triumfin e madh.

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, futet në minutën e 90-të, për të shijuar fitoren e madhe!  

Për Lazion realizuan futbollistët Milinkoviq-Saviq (10'), Pedro (19'), Anderson (63') dhe për Romën Ibanez (41'), Veretout (69'-nga penalltia).

Milan kryeson me 16 pikë, ndërsa Roma renditet në pozitën e 4-të me 12 sosh dhe Lazio është e gjashta me 11.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat