Shkupi ‘pushton’ Strumicën, lider i ri në Maqedoninë e Veriut

Futboll

Shkupi ‘pushton’ Strumicën, lider i ri në Maqedoninë e Veriut

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2021 Në ora: 20:11
Shkupi ‘pushton’ Strumicën, lider i ri në Maqedoninë e Veriut

Skuadra shqiptare, Shkupi, “pushton” Strumicën, duke e gjunjëzuar me rezultat 3:1 Akademija Pandev, në kuadër të javës së tetë të Maqedonisë së Veriut.  

Shkupi është lider i ri. Skuadra shqiptare deri në minutën e 78-të, ishte në disavantazh por në 12 minutat e fundit trimat shkëlqyen.

Në ndeshjen që u zhvillua nën dritat e reflektorëve skuadra shqiptare tregoi fuqinë e një kandidati serioz në luftë për titullin e kampionit. Kthesa ndodhi në finish.

Për Shkupin shënuan Gjorgjievski (78'), Alvarez (85' e 90') dhe për Akademinë Mirçevski (50').

Shkupi aktualisht është i pari në tabelë me 17 pikë, po aq pikë ka edhe Renova, ndërsa Akademija Pandev është e katërta me tre pikë me pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat