Balliu asiston për fitoren Vallecanos

Futboll

Balliu asiston për fitoren Vallecanos

Nga: K.Goca Më: 26 shtator 2021 Në ora: 20:27
Balliu asiston për fitoren Vallecanos

Reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Balliu, me Vallecanon, arkëtojnë tre pikë domethënëse në kuadër të javës së shtatë të Kampionatit të Spanjës në futboll.

Vallecano ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Cadiz. 

Balliu asistoi në golin e dytë pikërisht në minutën e 44-të kur shënoi Falcao. 

Për Vallecanon realizuan Garcia (9'), Falcao (44') e Palazon (88') dhe për Cadiz Haroyan (23'). 

Balliu u paraqit standard i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 59-të. 

Vallecano përforcon vendin e pestë me 13 pikë dhe Cadiz është i 14-ti me 6 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat