Mourinho humb durimin me gjyqtarin

Futboll

Mourinho humb durimin me gjyqtarin

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 20:45
Jose Mourinho

Humbja në derbi me Lacion nuk është pranuar nga trajneri i Romës, Jose Mourinho  i cili pas ndeshjes ka shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarit.

Jose Mourinho  pretendon se goli i dytë i Lacios ishte i parregullt dhe se mungoi një karton i kuq për Lukas Leivan.

“Futbolli italian dhe VAR-i nuk e kanë madhësinë e duhur për ndeshje të këtij niveli. Tek goli i dytë, gjyqtari ishte gabim në fushë, dhe VAR-i gjithashtu.

Kjo është shumë! Kartoni i dytë për Lukas Leivan do të ishte i rëndësishëm. Të luash kundër 10 vetëve do të ishte e rëndësishme për ne.

E njëjta situatë si Pelegrini javën e kaluar, atij i dhanë të kuq ndërsa sot jo. Për mua, ishim më të mirë ne”, tha Jose Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat