Sarri: Derbi është shumë i lodhshëm, në fund të gjithë janë të lodhur

Futboll

Sarri: Derbi është shumë i lodhshëm, në fund të gjithë janë të lodhur

Më: 26 shtator 2021 Në ora: 21:17
Sarri: Derbi është shumë i lodhshëm, në fund të gjithë janë të lodhur

Lazio arriti një fitore të madhe në derbi duke mposhtur 3:2 Romën në një ndeshje mjaft dramatike.

Menjëherë Mauricio Sarri u pa mjaft i lumtur për triumfin duke e dhënë vetën së tepërmi në festën me lojtarët.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, tekniku Sarri tregoi se si ka arritur të ndryshojë lojën e Lacios në kaq pak kohë.

“Numri i pasimeve nga lojtarët është rritur ndjeshëm. Ishte ajo që nga mungonte në daljet përpara.

Sot bëmë mjaft mirë dhe me kundërsulmet e shpejta.

Derbi është shumë i lodhshëm, në fund të gjithë janë të lodhur. Kishte tension të madh, por tani jam shumë i kënaqur”, u shpreh Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat