Rrahmani me Napolin nuk njohin rival, 6 fitore rresht në Serie A!

Futboll

Rrahmani me Napolin nuk njohin rival, 6 fitore rresht në Serie A!

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:41
Rrahmani me Napolin nuk njohin rival, 6 fitore rresht në Serie A!

Napoli është i frikshëm në Serie A në futboll. 

Në gjashtë ndeshje po aq fitore, duke kryesuar renditjen me 18 pikë të mbledhura. 

Napolitanët shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Cagliarit.  

Futbollisti Osimhen shënoi në minutën e 11-të dhe Insigne nga penalltia në atë të 57-tën. 

Amir Rrahmani u paraqit tërë takimin duke treguar lojë të mirë. 

Ai i gëzohet  kësaj fitore të madhe, duke treguar se Napoli është prej skuadrave kandidate për titullin e kampionit. 
Cagliari renditet në pozitën e 19-të me 2 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat