Nazmi Rama nuk është trajner i Istogut

Futboll

Nazmi Rama nuk është trajner i Istogut

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:45
Nazmi Rama nuk është trajner i Istogut

Istogu nuk po i shkon ashtu siç ka planifikuar në edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, Grupi A.

Istogu renditet në vend të tetë me 3 pikë, duke mos realizuar pritshmëritë në 5 javët e para.

Istogu ndanë rrugët me trajnerin Nazmi Rama 

“Istogu njofton se sot ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nazmi Rama.

Me një marrëveshje të dyanshme dhe pas një takimi krejtësisht miqësor, u vendos që të ndahen rrugët mes klubit dhe trajnerit Rama.

Në sezonin e ri Istogu në pesë ndeshjet e zhvilluara deri tani, pësoi katër humbje dhe aktualisht jemi shumë larg objektivave që kishim para fillimit të sezonit 2021-2022.

Kështu si klubi ashtu edhe trajneri Rama ishin të vetëdijshëm që diçka nuk po ec dhe patjetër që duhet të ketë ndryshime.
FC ”Istogu” e falënderon trajnerin z.Nazmi Rama për kontributin e dhënë, duke i dëshiruar suksese dhe gjitha të mirat në të ardhmen.

Klubi tashmë ka filluar bisedimet me 2-3 trajnerë dhe pritet që në ditët në vazhdim të zyrtarizohet trajneri që do ta drejtojë skuadrën e Istogut.

Për momentin detyrën e trajnerit do ta kryejnë dy ndihmësit, Hysni Kabashi dhe Mehdi Arifaj”, - njofton KF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat