Munishi: Lufta veç sa ka filluar

Futboll

Munishi: Lufta veç sa ka filluar

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2021 Në ora: 22:54
Munishi: Lufta veç sa ka filluar

Skuadra e Gjilanit është në festë, për faktin se sot e ka mposhtur (2:0) rivalin më të madh, Dritën, në derbin më të madh në Kosovë, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ismet Munishi, kryetrajner i Gjilanit, është sikur në qiellin e shtatë sepse fitorja ndaj Dritës ka vlera të shumëfishta, e para e mposhtën rivalin më të madh të qytetit dhe të përbetuar dhe e dyta, tregoi se skuadra e tij ka potencial të madh.

 “Urime President Florim Zuka.

Urime ‘Skiftera’.

Faleminderit shumë djemve për emocionet dhe luftën në ‘Fadil Vokrri’.

Qyteti është i joni.

Lufta veç sa ka filluar”, shkruan Munishi në profilin e tij në facebook. Gjilani renditet në vend të pestë me 9 pikë pas 6 jave të zhvilluara në elitën e futbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat