Barcelona mëson çmimin e yllit të Portos

Futboll

Barcelona mëson çmimin e yllit të Portos

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 00:21
Luis Diaz

Barcelona është duke provuar të nënshkruajë me sulmuesin e Portos, Luis Diaz.

24-vjeçari ka shënuar pesë herë dhe regjistruar një asistim në tetë paraqitje këtë sezon te klubi portugez.

Sipas Marca, klubi katalunas është duke planifikuar të nënshkruajë me kolumbianin gjatë verës tjetër.

Sidoqoftë, nënshkrimi i Diaz do kushtojë mjaftë shumë, ngase Porto nuk e lejon të largohet nën çmimin e 30 milionë eurove.

Diaz që thuhet se ka vëmendjen edhe të Tottenhamit dhe Chelseas, ka edhe tre vite kontratë të mbetur.

Ndërkohë, që nga viti 2019, Diaz ka shënuar 30 herë dhe kontribuar me 14 asistime në 109 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat