Mourinho justifikohet pas humbjes në derbi: Gjyqtari dhe VAR-i e prishën ndeshjen

Futboll

Mourinho justifikohet pas humbjes në derbi: Gjyqtari dhe VAR-i e prishën ndeshjen

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 08:45
Mourinho

Roma ka pësuar disfatë të dhimbshme në derbin lokal të kryeqytetit italian nga Lazio.

“Giallorossi” humbën 3-2 nga rivalët e përbetuar lokal në stadiumin “Olimpico”.

Jose Mourinho, trajneri i Romës “shpërtheu” pas ndeshjes duke akuzuar gjyqtarin e ndeshjes dhe sistemin VAR.

Fatkeqësisht, një ndeshje fantastike u prish nga gjyqtari dhe VAR-i, të cilët nuk ishin në nivelin e duhur për këtë ndeshje”, tha Mourinho.

Goli i dytë u ka mundur të ishte 1:1, por u bë 2:0. Një karton i dytë për Lucas Leiva ishte i rëndësishëm po ashtu, sepse të luash kundër 10 futbollistëve bën dallim të madh. Pellegrini e mori të kuqin, por sot Leiva nuk mori asnjë”, shtoi ai.

Mendoj se ekipi im ishte më i mirë në fushë sot. Ne e mbizotëruam Lazion dhe i shkaktuam probleme të mëdha”, përfundoi “The Special One”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat