Guardiola: Bernardo, një nga lojtarët më të mirë në botë

Futboll

Guardiola: Bernardo, një nga lojtarët më të mirë në botë

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 08:48
Bernardo Silva

Manchester City regjistruan një fitore të madhe në udhëtim këtë fundjavë, ndaj skuadrës së Chelseas në Stamford Bridge me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm për “Qytetarët” e shënoi Gabriel Jesus në minutën e 53-të, gjersa ata kishin edhe shumë raste të tjera që nuk ditën ti konkretizonin. 

Pavarësisht që nuk shënoi, një nga lojtarët më të dalluar të ndeshjes ishte Bernardo Silva i cili zhvilloi një ndeshje fantastike. 

Pep Guardiola ka folur pas ndeshjes duke thurrur lavde për portugezin.

“Bernardo Silva është një lojtar i jashtëzakonshëm”, tha ai. 

“Nëse, në fund, ai dëshiron të largohet dhe vendos të shkojë, e vetmja gjë që mund të them është se klubi që merr Bernardon do të marrë një nga lojtarët më të mirë në botë”, u shpreh Guardiola. 

Bernardo ishte pranë largimit nga klubi gjatë verës, me një mori klubesh të interesuara për të, por në fund portugezi qëndroi për së paku edhe një sezon tjetër tek ‘Citizens”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat