Fati flet pas rikthimit

Futboll

Fati flet pas rikthimit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 10:17
Ansu Fati

Ansu Fati shënoi për Barcelonën në ndeshjen e tij të parë në më shumë se 10 muaj pasi skuadra e tij mundi Levante 3-0 të dielën.

Anësori 18-vjeçar hyri në lojë me vetëm 10 minuta të mbetura dhe arriti të gjej golin e tretë të ndeshjes të skuadrës së tij.

18-vjeçari ishte jashtë fushave që nga nëntori i kaluar, pasi kishte pësuar një lëndim në gjurin e tij të majtë në ndeshjen ndaj Real Betis.

Reprezentuesi spanjoll doli nga pankina për të zëvendësuar sulmuesin Luuk de Jong në më pak se 10 minuta nga loja dhe vazhdoi të shënonte në kohën shtesë.

Anësori pranoi se loja e tij e parë e kthimit për skuadrën katalanase shkoi më mirë sesa priste dhe tha se është krenar që vesh fanellën me numrin 10 që ishte veshur më parë nga Lionel Messi.

Ai i tha Movistar: “Unë nuk e imagjinoja një kthim si ky. Këtu ju gjithmonë duhet të fitoni. Jam i lumtur për fitoren. Falenderoj mjekët dhe fiziologët që kanë qenë me mua. Gjithashtu edhe tifozëve.

“Unë kam menduar të ndihmoj ekipin. Kam menduar edhe për familjen time, e cila ka vuajtur këto muaj. Gjithashtu për njerëzit e klubit. Ata kanë qenë një mbështetje e madhe për mua gjatë gjithë këtyre muajve.

“Do të përpiqem të shtoj atë që mundem. Do të përpiqem të ndihmoj trajnerin dhe të jem në dispozicion për të ndihmuar.

“Do të varet nga mënyra sesi e gjej veten. Do të më duhet të fitoj minuta. Kjo është shumë e gjatë, sapo ka filluar. Ne jemi Barca dhe duhet të luftojmë për gjithçka.

“Për mua numri 10 nuk është një burim presioni, është një burim krenarie. Falënderoj klubin dhe kapitenët që më dhanë mundësinë ta vesh atë. Nuk është presion, por mirënjohje.

“Ne do të luftojmë për La Ligën, për Ligën e Kampionëve dhe për gjithçka. Ne duhet të luftojmë dhe të punojmë për këtë”, përfundoi ylli i Barcelonës.

Fitorja 3-0 i jep fund një loje pa fitore katër ndeshje në të gjitha garat për ekipin e Ronald Koeman dhe i ngre ata në vendin e pestë në La Liga.

Ata gjenden pesë pikë prapa liderit Real Madrid, por kanë një lojë më pak të zhvilluar.

Koeman ka qenë nën presion javët e fundit, pasi klubi po konsideron shkarkimin e tij për shkak të fillimit të tyre zhgënjyes të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat