Ylli spanjoll i hakmerret Mourinhos

Futboll

Ylli spanjoll i hakmerret Mourinhos

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 15:57
Pedro dhe Mourinho

Pedro e shfrytëzoi mundësinë për t’u hakmarrë ndaj Jose Mourinhos në fitoren e Lazios ndaj Romës në derbin e kryeqytetit italian të diele, duke e festuar përballë tij pasi shënoi gol.

Pedro u detyrua të gjejë klub të ri sapo Mourinho e mori në dorë Romën në verë dhe spanjolli tronditi duke e zgjedhur rivalin e Romës, Lazion.s.

Ish-ylli i Barcelonës dhe Chelseat e shënoi golin e dytë në fitoren dramatike të Lazios 3:2 kundër Romës së Mourinhos të dielën në Serie A.

Pedro e shijoi atë çast dhe festoi me pasion pas golit, si dhe më vonë me tifozët e Lazios. Për më tepër, ai vrapoi në drejtim të Mourinhos për të festuar në fytyrën e tij.

Ky ishte goli i katërt i Pedros kundër një ekipi të udhëhequr nga Mourinho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat