Rekordi i zi i Ronaldos ndaj Villarrealit

Futboll

Rekordi i zi i Ronaldos ndaj Villarrealit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 17:11
Cristiano Ronaldo

Sulmuesi Cristiano Ronaldo ka punë të pakryera ndaj Villarreal me Manchester Unitedin.

Manchester United do ta mirëpres Villarrealin në “Old Trafford”, me dy skuadrat që do përballen këtë të mërkurë në fazën grupore të Ligës së Kampionëve.

United kërkon hakmarrjen pasi u mposhten nga Villarreal edicionin e kaluar në finalen e Ligës së Evropës.

Por, nuk është vetëm që “Djajtë e Kuq” duhet të dëshmojnë vetën ndaj skuadrës së Unai Emerys.

Interesante, është që Ronaldo është takuar me Villarrealin katër herë si lojtar i Man Unitedit në vitet 2005 dhe 2008.

Portugezi zhvilloi të katër ndeshjet, por asnjëherë nuk ia doli të shënojë.

Të gjitha ndeshjet përfunduan me rezultat 0 – 0.

Sidoqoftë, ky rekord nuk e kishte sa ishte lojtar i Realit, ngase shënoi 13 gola dhe menaxhoi pesë asistime.

Pra, të gjithë sytë do jenë në “Old Trafford”, ku Ronaldo synon të thyejë këtë rekord të ‘zi’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat