Nacho: Bayern, PSG dhe City favorit

Futboll

Nacho: Bayern, PSG dhe City favorit

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 17:52
Nacho Fernandez

Mbrojtësi i Real Madridit, Nacho Fernandez ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Sheriff.

Pas fitores ndaj Interit, Reali do përballet me Sheriffin.

Në konferencë për shtyp, Nacho tha se është gati të garojë për Ligën e Kampionëve, por Bayern Munich, PSG dhe Manchester City i sheh si favorit.

“E konsiderojë vetën si qendërmbrojtës, kontriboui më shumë aty. Sheriff është skuadër e mirë, mposhten Shakhtarin. Jemi gati të garojmë për Ligën e Kampionëve, jemi një nga favoritët. E kemi nisur këtë sezon më shumë besim”.

“Jemi gati për Sheriff edhe pse nuk kishim shumë kohë. Ndeshje e rëndësishme. Nëse rregullojmë detajet defensive, do bëjmë gjëra të mira”.

“Bayern Munich, PSG dhe City janë favoritët, por edhe ne jemi në listë gjithashtu”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, ndeshja mes Realit dhe Sheriff Tiraspol nis në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat