Real Madrid publikon listën e të ftuarve ndaj Sheriff

Futboll

Real Madrid publikon listën e të ftuarve ndaj Sheriff

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 21:20
Foto ilustrim

Real Madrid ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e radhës ndaj Sheriff Tiraspol.

Reali do e mirëpres Sheriffin në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Para disa minutave, klubi madrilen e ka bërë publike listën e të ftuarve, ku mungojnë yjet si Marcelo, Ferland Mendy, Dani Ceballos dhe Dani Carvajal, por është rikthyer mesfushori Toni Kroos.

Lista e plotë:

Portierë: Courtois; Lunin, Lopez.

Mbrojtës: Militao, Alaba, Vallejo, Nacho, Miguel.

Mesfushorë: Kroos, Modric, Casemiro, Valverde, Lucas, Isco, Camavinga, Blanco.

Sulmues: Hazard, Benzema, Asensio, Jovic, Vinicius, Rodrygo, Mariano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat