Hererra ishte në kontakt me Barcelonën, ja pse nuk u trasnferua

Futboll

Hererra ishte në kontakt me Barcelonën, ja pse nuk u trasnferua

Më: 27 shtator 2021 Në ora: 23:28
Ander Herrera

Mesfushori Ander Herrera ishte ndër favoritët që të largohet nga PSG verën e kaluar.

Spanjolli ishte shumë pranë largimit, por në fund nuk ndodhi, derisa tani është ndër lojtarët më të preferuar nga trajneri Mauricio Pochettino.

As arritjet e yjeve si Messi, Wijanldum apo Hakimi nuk kanë ndikuar që Herrera të këtë një fillim sa më të mirë të sezonit.

Tani që gjërat për të ardhmen e Herreras janë qartësuar, babai i lojtarit ka zbuluar se futbollisti ishte në kontakt me Barcelonën.

Në një pikë, Ander ishte në kontakt me Barcelonën dhe për disa arsye nuk ndodhi”.

“Por, nuk do e ndalonte të veshte fanellën e njërës nga tre skuadrat e mëdha në Spanjë. Sepse në sytë e tij, klubi më i madh në atë shtet është Zaragoza, aty ku nisi karrierën”, nënvizoi ai.

Ndërkohë, Herrera për momentin është i pazëvendësueshëm nën urdhrat e teknikut argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat