Flet trajneri i Laçit: Kukësi luajti më mirë se ne, rezultatet do të vijnë

Futboll

Flet trajneri i Laçit: Kukësi luajti më mirë se ne, rezultatet do të vijnë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 00:02
Vukicevic

Sipas trajnerit të Laçit, Vukicevic, skuadra e tij zhvilloi një ndeshje me dy tablo ndaj Kukësit, duke e pranuar se në përgjithësi ekipi verilindor luajti më mirë se kurbinasit.

“Është ndeshja e tretë që pësojmë dhe ringrihemi. Kundërshtari luajti më mirë se ne, e përgëzoj. Në pjesën e dytë kemi shënuar dy gola, kishim një shtyllë, kishim rast me Zarubicën, Fazliun dhe kishim mundësi të fitonim. Në qoftë se shikojmë gjithë ndeshjen kundërshtari luajti më mirë se ne. Pa gjak, pa vizion në pjesën e parë, humbëm 45 minuta. Në pjesën e dytë arritëm të kthenim një rezultat 2-0, është gjë e mirë ekipi tregoi që ka karakter.”

Guindo: “Guindo në tri ndeshjet e para nuk ka shënuar, punon shumë për ekipin, por nuk ka pasur mundësi. Donim të provonim si do të shkonte. Ndeshja nuk shkoi siç donim ne. Bytyçi? Është 17 vjeç, ka nevojë për minuta. Ka gjëra që i bën akoma si një djalë, por gjithashtu ka gjëra të mira. Nuk isha i lumtur sesi luajti lojtari tjetër në pjesën e parë dhe doja t’i jepja një mundësi. Tregon që ka forcë të madhe. E dija që do të luante mirë. I thashë të mos shqetësohej për rezultatin, të bënte punën e tij dhe ia doli.”

Forma e Laçit: “Jam i lumtur me gjendjen e ekipit, jam i sigurt që rezultatet do të vijnë. Pres një tjetër ndeshje shumë të rëndësishme, pres që gjithçka të shkojë shumë mirë’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat