Dalot nuk e bind Solskjaer, Man United gjen zëvendësuesin

Futboll

Dalot nuk e bind Solskjaer, Man United gjen zëvendësuesin

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 01:00
Diogo Dalot

Manchester United dëshiron të lirojë mbrojtësin Diogo Dalot dhe duan një tjetër lojtar që të garojë me Aaron Ëan-Bissaka për pozitën në formacionin bazë.

Bordi i “Djajve të Kuq” mesa duket ka gjetur pasuesin e duhur të portugezit.

Sipas Todo Fichajes, Manchester United është duke vëzhguar nga afër mbrojtësin e RB Leipzigut, Nordi Mukiele.

Në fakt, skuadra angleze është e interesuar edhe për Max Aarons dhe Tariq Lamptey, por të dy kanë vlera shumë të mëdha.

Mukiele ka kontratë me Leipzigun deri në vitin 2023 dhe klubi gjerman është i hapur për negociata.

Bisedimet mes dy klubeve mund të nisin para fillimit të afatit kalimtar dimëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat