Herrera në kontakte me Barcelonën

Futboll

Herrera në kontakte me Barcelonën

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:23
Herrera në kontakte me Barcelonën

Mesfushori Ander Herrera ishte ndër favoritët që të largohet nga PSZH gjatë kësaj vere.

Spanjolli ishte shumë pranë largimit, por në fund nuk ndodhi, derisa tani është ndër lojtarët më të preferuar nga trajneri Maurisio Poketinjo.

 As arritjet e yjeve si Messi, Vajnalldum apo Hakimi nuk kanë ndikuar që Herrera të këtë një fillim sa më të mirë të sezonit.

Tani që gjërat për të ardhmen e Herreras janë qartësuar, babai i lojtarit ka zbuluar se futbollisti ishte në kontakt me Barcelonën.

“Në një pikë, Ander ishte në kontakt me Barcelonën dhe për disa arsye nuk ndodhi. Por, nuk do e ndalonte të veshte fanellën e njërës nga tre skuadrat e mëdha në Spanjë.

Sepse në sytë e tij, klubi më i madh në atë shtet është Saragosa, aty ku nisi karrierën”, nënvizoi ai.Ndërkohë, Herrera për momentin është i pazëvendësueshëm nën urdhrat e teknikut argjentinas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat