Real Madridi e gjen në Portugali zëvendësuesin e Vasquezit

Futboll

Real Madridi e gjen në Portugali zëvendësuesin e Vasquezit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 11:29
Real Madridi e gjen në Portugali zëvendësuesin e Vasquezit

Siç theksohet nga Portugalia, Real Madridi ka kontaktuar me Sporting Lisbonën për të pyetur rreth situatës së Pedro Porro.

Lojtari është i huazuar nga Man City deri në fund të sezonit, por më opsionin blerje të cilën klubi portugez do ta realizojë.

Performanca e tij në Lisbon ka qenë e jashtëzakonshme deri më sot dhe kjo ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, përfshirë edhe Madridin.

“Galaktikët” janë në kërkim të një anësori i cili mund të konkurrojë me Carvajal sezonin  e ardhshëm pasi zgjidhja e Lucas Vasquez ka qenë gjithmonë e përkohshme.

Për momentin në zyrat e Bernabeu ata po vëzhgojnë nga afër lojtarin dhe ai tashmë është një nga opsionet preferenciale të Real Madridit për krahun e djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat