Publikohen pamjet e rënda, momentin kur ish-futbollisti i njohur vret një person dhe plagos katër të tjerë

Futboll

Publikohen pamjet e rënda, momentin kur ish-futbollisti i njohur vret një person dhe plagos katër të tjerë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:07
Publikohen pamjet e rënda, momentin kur ish-futbollisti i njohur vret një person dhe plagos katër të tjerë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, teksa një ish-futbollist ka kryer një vrasje në gjakftohtësi të plotë si dhe ka plagosur 4 persona.

Bëhet fjalë për ish-futbollistin turk, Sezer Ozturk, i cili ka provuar të veshë fanellën e Bajer Leverkusen dhe Nyrenberg para se të kthehej në vendlindjen e tij për të luajtur me skuadra si Fenerbahçe e Beshiktash.

Ozturk ka qëlluar disa herë dhe ka vrarë një 24-vjeçar.

Mediat vendees sqarojnë se gjithçka ndodhi për përparësinë në rrugë.

Sipas dëshmitarëve okularë, gjithçka ndodhi në pak minuta. Ish-lojtari dhe viktima u grindën disa minuta me fjalë dhe më pas filluan të shtënat.

Halim Ibrahim, baba i dy fëmijëve, është viktima që ndërroi nga plumbat , ndërsa babai, vëllai dhe dy shokë të tij u shtruan në spital. Autori është arratisur dhe është në kërkim nga policia, ndërsa shoku i tij dyshohet se është vetdorëzuar në polici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat