Evertoni synon transferimin e dyshes së Realit

Futboll

Evertoni synon transferimin e dyshes së Realit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 12:45
Evertoni synon transferimin e dyshes së Realit

Evertoni synon që në afatin kalimtar të janarit të sjellë në “Goodison Park” dyshen e Realit, Isco dhe Luka Joviq, raportojnë mediat në Spanjë.

Bëhet e ditur se kjo është kërkesë e trajnerit të ekipit anglez, Rafael Benitez.

Drejtuesit e Evertonit synojnë që t’i huazojë të dy lojtarët deri në fund të sezonit.

Isco është në vitin e fundit të kontratës me Realin, kurse Joviq ka kontratë deri në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat