Kloop është i gatshëm të shpenzojë mbi 100 milionë euro

Futboll

Kloop është i gatshëm të shpenzojë mbi 100 milionë euro

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 13:37
Bellingham

Pas largimit të Wijnaldum, Liverpool është në kërkim të një mesfushori të klasit botëror që siguron të tashmen dhe të ardhmen.

Sipas ‘Daily Star’, “The Reds” janë favorit për të nënshkruar me futbollistin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham.

Shumë skuadra evropiane e duan në ekip Bellingham, megjithatë thuhet se Liverpooli është duke udhëhequr garën për transferimin e tij.

Ekipi i Jurgen Kloop është i gatshëm të shpenzojë mbi 100 milionë euro për ta sjell në ‘Anfield Road” 18-vjeçarin verën e ardhshme.

Bellingham këtë edicion ka realizuar dy gola e katër asistime në nëntë ndeshje të zhvilluara në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat