Chelsea merr goditje para Juventusit

Futboll

Chelsea merr goditje para Juventusit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 14:34
Chelsea merr goditje para Juventusit

N’Golo Kante kishte shpresuar të rizbulonte formën e tij më të mirë për Chelsea, pasi u dëmtua në ijë, por tani është ndaluar përsëri për shkak të sëmundjes.

Kësisoji, ylli francez do të mbetet jashtë ndeshjes kryesore të Champions League me Juventusin dhe Premier League në fundjavë.

Me “përjashtimin” e 30-vjeçarit për të ardhmen e afërt, Chelsea do të duhet të bëjë pa një lojtar të klasit botëror, kur të përballet me “Zonjën e Vjetër” nesër. 

Skuadra e Tuchel e nisi mbarë mbrojtjen e kurorës së kampionit në Ligën e Kampionëve kundër Zenit, në xhiron e parë të fazës në grupe, por do ta ketë më të vështirë kundër gjigantëve të Serie A në Torino.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat