PSG-Manchester City: ndeshja më e shtrenjtë në botë

Futboll

PSG-Manchester City: ndeshja më e shtrenjtë në botë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:11
PSG-Manchester City: ndeshja më e shtrenjtë në botë

Dueli i milionerëve. PSG dhe Manchester City takohen sonte në Ligën e Kampionëve, në atë që mund të jetë ndeshja më e shtrenjtë në botë. Ballë për ballë do të jenë dy “klube të arta”, dy entitete me kapacitet brutal ekonomik. Ato kanë në përbërje shumë yje, lojtarë kryesorë të nivelit më të lartë botëror, që e rrisin çmimin e tërësisë në shifra astronomike. Sipas të dhënave të Transfermarkt, skuadra e Manchester City ka një vlerë tregu prej 1 miliard eurosh (1.005 për të qenë të saktë), ndërsa ajo e PSG arrin 997.25 milionë euro.

Nënshkrimi më i shtrenjtë i verës

Si francezët, ashtu edhe anglezët kanë investuar një shumë të madhe parash verën e këtij viti në përforcime. Të dyja klubet duan të fitojnë Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e tyre dhe nuk kursejnë asnjë përpjekje financiare për këtë.

Në fakt, Manchester City mbylli kontratën më të shtrenjtë në merkato me Jack Grealish. Futbollisti 25-vjeçar u largua nga Aston Villa në këmbim të 117.5 milionë eurove dhe nënshkroi me “qytetarët” një kontratë për gjashtë sezone.

PSG gjithashtu ka qenë shumë aktive në merkaton e verës. Ai nënshkroi me Achraf, nga Interi, për 60 milionë euro; Po kështu, siguroi shërbimet e Messi, Sergio Ramos, Donnarumma dhe Wijnaldun, lojtarë që mbërritën falas, pasi iu kishin përfunduar kontratat e tyre me ekipet përkatëse. Këtyre futbollistëve, parizienët iu kanë ofruar rroga milionerësh.

Sulmi 340 milionësh

Nga plejada e yjeve të të dyja skuadrave, lojtari me vlerën më të lartë të tregut është Mbappé, i vlerësuar, sipas të dhënave të Transfermarkt, rreth 160 milionë euro. Së bashku me të formojnë sulmin parizien Neymar (100 milionë euro) dhe Messi (80). Kështu, tridenti ofensiv i PSG vlerësohet 340 milionë euro.

Ndërkohë, te Manchester City, tre lojtarët me vlerën më të lartë të tregut janë De Bruyne (100 milionë euro), Sterling (90) dhe Foden (80). Përtej ekonomisë, një nga dyshimet e mëdha është prania e Messit, i cili ka humbur dy ndeshjet e fundit të PSG.

Ai është grumbulluar nga Pochettino, por nuk dihet nëse do të luajë titullar. Trajneri i tij nuk përjashtoi asgjë: “Messi është i njëjtë me Verratti, po përparon mirë, po evoluon me riaftësimit, mendoj se do të jetë në ekip, por nuk e di akoma se kush do të startojë në formacion”.

Edhe Guardiola, rivali i tij, dëshiron të jetë në fushë ylli argjentinas: “Ky lloj lojtari e zbukuron fushën. Ajo që ka bërë në karrierën e tij është më se e jashtëzakonshme. Shpresoj se mund të luajë ndaj nesh për hir të futbollit”.

Pavarësisht nëse Messi luan apo jo, sonte do të jenë një plejadë yjesh në fushë. Mirë se vini në ndeshjen më të shtrenjtë në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat