Carragher: Në hënë ka më pak hapësira se ato që shikon në mesfushën e Tottenhamit

Futboll

Carragher: Në hënë ka më pak hapësira se ato që shikon në mesfushën e Tottenhamit

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 15:18
Carragher: Në hënë ka më pak hapësira se ato që shikon në mesfushën e Tottenhamit

Ish-mbrojtësi Jamie Carragher i ka bërë një kritikë të ashpër Tottenham-it dhe në mënyrë të veçantë repartit të mesfushës.

Duke folur në Monday Night Sky Sports, ish-legjenda e Liverpool-it ka folur për humbjen e Spurs në javën e fundit të kampionatit kundër Arsenal-it. Fitore e pastër 3-1 për Topçinjtë kundër ekipit të Nuno Espirito Santo dhe faji duket se është i mesfushës.

“E kam me mesfushën e Tottenham-it”, ka thënë Carragher.

“Nga minuta e parë, duke parë mesfushën e formuar nga Dele Alli, Ndombele dhe Hojbjerg shikohej se nuk ishin në pozicionin e mesfushorëve. E vetmja arsye pse ishin në ato pozicione të veçanta ka qenë sepse u ka thënë trajneri”.

Carragher ka shtuar më pas: “Besoj se nuk kam parë kurrë kaq shumë hapësira në jetën time. Në hënë ka më pak hapësira se ato që shikon në mesfushën e Tottenham”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat