Morina: Është fitorja e parë, mirëpo kjo fitore është meritë e lojtarëve

Futboll

Morina: Është fitorja e parë, mirëpo kjo fitore është meritë e lojtarëve

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 19:02
Morina: Është fitorja e parë, mirëpo kjo fitore është meritë e lojtarëve

Ferizaj ka marrë fitoren e parë në Grupin B të Ligës së Parë.

Bardhekaltërtit kanë triumfuar 3-0 ndaj Flamurtarit në një ndeshje të dominuar nga minuta e parë deri në fund.

Puna e Arbnor Morinës tek kjo skuadër po vërehet vetëm pak ditë pasi tekniku prishtinas mori drejtimin e klubit.

Pas ndeshjes ai ka folur për Art Sport, duke thënë se kjo fitore është meritë e lojtarëve që kanë bërë një angazhim të madh.

Është fitorja e parë, mirëpo kjo fitore është meritë e lojtarëve sepse patëm një angazhim shumë të madh, qarkullimi i tipit ka qenë shumë i mirë kundër një Flamurtari që din me luajt futboll edhe m’i bo telashe ekipeve kundërshtare”.

“Mendoj që pas startit jo ashtu siç është pritur në klub, po besoj që ekipi do zgjohet”.

“Gjithë këtë kohë kemi punuar shumë mirë. Mendoj që ende nuk kemi dal nga kriza, por po japim sinjale që këta djem dinë me luajt futboll”, ka thënë Morina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat