Interi nuk di si fitohet në Champions, Ajaxi  shumë i fortë

Futboll

Interi nuk di si fitohet në Champions, Ajaxi  shumë i fortë

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 20:46
Interi nuk di si fitohet në Champions, Ajaxi  shumë i fortë

Interi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Shaktar Donjetks duke mos e gjetur ende fitoren e parë në Ligën e Kampionëve.

Në pjesën e parë, ukrainasit ishin më konkretë, por Interi goditi traversën me Barelën dhe humbi një rast të artë me Xhekon që gaboi pak metra larg portës.

Në pjesën e dytë, skuadra e Inzagit ishte më e qartë duke humbur disa raste të pastra, por vetëm kaq. Interi merr 1 pikë duke komplikuar dhe më shumë situatën në Ligën e Kampionëve.

Në sfidën tjetër, Ajaksi mposhti 2-0 Beshitkashin duke vazhduar ecurinë e fitoreve në Champions, teksa holandezët marrin kryesimin e Grupit C me 6 pikë pas dy ndeshjesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat