Messi shënon golin e parë për PSG-në! Një ekip e vogël turpëron Realin! Liverpool bindshëm

Futboll

Messi shënon golin e parë për PSG-në! Një ekip e vogël turpëron Realin! Liverpool bindshëm

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2021 Në ora: 21:40
PSG feston

(E plotësuar) - Argjentinasi Lionel Messi shënon golin e parë në fanellën e PSG-së, ndërsa Manchester City kokulur nga stadiumi “Parc des Princes” në Paris.

PSG ka shënuar fitore me rezultat 2:0 në përballje me kampionin e Anglisë, Manchester City, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit A të Champions League. 

Ndeshje me rivalitet por PSG nuk lejojë që të befasohet nga “qytetarët”. 

Image

Messi

Grupi A
PSG - Manchester City 2:0 (1:0)
Leipzig - Club Brugge 1:2 (1:2)

Tabela

1. PSG    2    1    1    0    3:1    4
2. Club Brugge KV    2    1    1    0    3:2    4
3. Manchester City        2    1    0    1    6:5    3
4. RB Leipzig    2    0    0    2    4:8    0

Grupi B
Milan - Atletico Madrid 1:2 (1:0)
Porto – Liverpool 1:5 (0:2)

Tabela

1. Liverpool    2    2    0    0    8:3    6
2. Atl. Madrid    2    1    1    0    2:1    4
3. Porto    2    0    1    1    1:5    1
4. AC Milan    2    0    0    3    3:5    0

Grupi C
Dortmund – Sporting 1:0 (1:0)
Ajax - Besiktas 2:0 (2:0)

Tabela

1. Ajax    2    2    0    0    7:1    6
2. Dortmund    2    2    0    0    3:1    6
3. Besiktas    2    0    0    2    1:4    0
4. Sporting    2    0    0    2    1:6    0
 

Grupi D
Real – Sheriff Tiraspol 1:2 (0:1)
Shakhtar – Inter 0:0 (0:0)

Tabela

1. Sheriff Tiraspol    2    2    0    0    4:1    6
2. Real Madrid    2    1    0    1    2:2    3
3. Inter    2    0    1    1    0:1    1
4. Shakhtar Donetsk    2    0    1    1    0:2    1
 

Në minutën e 8-të, Idrissa Gueye brenda 16-shit, me goditje të fortë shënon gol të bukur në pjesën e epërme, 1:0. 

Në minutën e 26-të, topi kthehet nga tërthorësja dhe Bernardo Silva çuditi të gjithë, nga 2 metra nuk shënon në portën e zbrazur të PSG-së,  por godet tërthorësen.

Në minutën e 74-të, Lionel Messi dinak, shënon për 2:0 pas asistimit të Neymarit. 

Dortmundi arriti tre pikë të mëdha, duke e mundur me 1:0 Sportingun. Në minutën e 37-të, Donyell Malen shënon për verdhezinjtë.

Image

Dortmundi

Liverpooli si mysafirë e turpëron me rezultat 5:1 Porton. 

Liverpooli ka treguar lojë të madhe duke e lënë të shtangur skuadrën portugeze. 

Në minutën e 18-të,  “Redsat” avancuan me rezultat 0:1 duke iu falënderuar golit të Mohamed Salah.  

Në fund të pjesës së parë Sadio Mane dyfishon epërsinë. 

Në minutën e 60-të, Mohamed Salah trefishon epërsinë (0:3). 

Porto ngushton rezultatin në 1:3 në minutën e 74-të, autor i golit Taremi.

Image

Liverpooli

Firmino shënon në minutën e 78-të dhe 83-të për 1:5.

Një ekip e vogël nga Moldavia, Sheriff Tiraspol, turpëron Realin në “Santiago Bernabeu” duke e mundur me rezultat 2:1. 

Për Realin shënon Benzema nga penalltia në minutën e 64-të dhe për Sherriff Tiraspol Jakhshibaev (25’) e Thill (90+1’).

Image

Sheriff

Milani mbetet me një futbollist me pak, Kessie përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 29-të, ndërsa në finish mposhtet me rezultat 1:2 nga Atletico Madridi.

Image

Atletico

Leao në minutën e 20-të shënon për Milanin dhe Griezmann barazon 1:1 në atë të 84-tën. Në minutën e 90+7 Suarez shënon nga penalltia për fitoren e madhe të Atleticos.

***********************************************************************************

83' Firmino shënon për 1:5.78' Firmino thellon epërsinë e Livwerpoolit 1:4. 
74' Lionel Messi shënon golin e parë, i jep goditje të rëndë Manchester Cityt, 2:0.

75' Porto ngushton rezultatin në 1:3, autor i golit Taremi.
75' Sheriff Tiraspol mund të befasojë sonte siç po shihet.

71' Reali - Sheriff 1:1, madrilenët po hasin në telashe.

64' Reali barazon rezultatin 1:1 me Sheriff Tiraspol, me golin e Karim Benzemas nga penalltia.
60’ Mohamed Salah është në formën më të mirë, shënon golin e dytë të tij dhe trefishon epërsinë (0:3) ndaj Liverpoolit. 

Nuk ka ndryshim të rezultatit në asnjë ndeshje në pjesën e dytë.

55' Reali edhe më tej është në disavantazh.

50' Nuk ka ndryshime të rezultatit në minutat e parë të pjesës së dytë.

46' Fillojnë pjesët e dyta.

Përfundojnë pjesët e para.

45’ Porto në telashe, pëson edhe golin tjetër nga Liverpooli. Sadio Mane shënon për 0:2.

Grupi A
PSG - Manchester City 1:0
Leipzig - Club Brugge 1:2

Grupi B
Milan - Atletico Madrid 1:0
Porto – Liverpool 0:2

Grupi C
Dortmund – Sporting 1:0
Ajax - Besiktas 2:0 (2:0)

Grupi D
Real – Sheriff Tiraspol 0:1
Shakhtar – Inter 0:0 (0:0)

43' Club Brugge po befason si mysafirë, po avancon me 1:2 ndaj Leipzig.

40' PSG këkon edhe golin e radhës.

37' Dortmundi kalon në epërsi me rezultat 1:0 ndaj Sportingut, shënues Donyell Malen.29’ Milan mbetet me një futbollist me pak, Kessi përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve.

25'' Një ekip e vogël po e shtang Realin! Sheriff Tiraspol shënon "Santiago Berbaneu" duke udhëhequr me rezultat 0:1. Autor i golit.Jasur Jakhshibaev i cili shënoi me kokë.  

23' Secila ndeshje më e mirë se tjetra.

20' Milani është në formë. Rafael Leao kalon në eprësi ekipin kuqezi me rezultat 1:0 ndaj Atletico Madridit. 

18’ Liverpooli po tregon formë të mirë dhe po avancon si mysafirë me rezultat 0:1 ndaj Portos, duke iu falënderuar golit të Mohamed Salah.  16' Reali ndeshet me Sherif Tiraspol, ende pa gola.

12' Ndeshje mjaft e mirë mes PSG e Manchester City.

8' PSG në epërsi me golin e Idrissa Gueye. PSG avancon me 1:0 ndaj kampionit të Anglisë, Manchester Cityt.

6' Nuk ka ende ndryshim të rezultateve.

3' Nuk ka gola në 6 ndeshjet që filluan në oërn 21.00.

Fillojnë ndeshjet.

PSG synon fitoren e parë në fazën e Grupeve në Champions League në futboll. 

Përballja mes PSG dhe Manchester Cityt , pritet me padurim nga dashamirët e futbollit.   

Messi me shokë kërkon fitore, ndërsa City beson e shpreson në cilësitë që ka.  

Grupi A
PSG - Manchester City 1:0
Leipzig - Club Brugge 1:0

Grupi B
Milan - Atletico Madrid 1:0
Porto – Liverpool 0:1

Grupi C
Dortmund – Sporting 0:0
Ajax - Besiktas 2:0 (2:0)

Grupi D
Real – Sheriff Tiraspol 0:0
Shakhtar – Inter 0:0 (0:0)

PSG – Manchester City
PSG: Donnarumma, Hakimi, Marquinhos, Kimpembe, Nuno Mendes,  Ander Herrera, Gueye, Verratti, Messi, Mbappe dhe Neymar.
Manchester City: Ederson, Walker, Ruben Dias, Laporte, Joao Cancelo, Bernardo Silva, Rodrigo, De Bruyne, Mahrez, Grealish, Sterling.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat