Inzaghi: Portieri i Shaktarit në një mbrëmje të shkëlqyer

Futboll

Inzaghi: Portieri i Shaktarit në një mbrëmje të shkëlqyer

Më: 28 shtator 2021 Në ora: 21:36
Inzaghi: Portieri i Shaktarit në një mbrëmje të shkëlqyer

Interi nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola me Shaktar Donjetskun në një ndeshje ku zikaltrit provuan fitoren deri në fund, madje goditën dhe traversën me Barelën.

Pas ndeshjes, trajneri Simone Inzagi u shpreh:

‘’Unë mendoj se ne u përballëm me një ekip që luan mjaft mirë, që driblon shumë.

Nuk përfituam, kishim 5 raste, goditëm traversën, portieri i tyre ishte në një mbrëmje të shkëlqyeshme.

Ne do të kemi ndeshjen e kthimit me Shaktarin. Është një ekip i paparashikueshëm, me shumë lojtarë të talentuar dhe që krijon probleme për shumë skuadra të tjera. Për atë që krijuam ne duhej të shënonim një gol, por goditëm traversën.

Tani do të kemi një takim të dyfishtë me Sherifin, me Realin dhe më pas do të takohemi përsëri me Shaktarin në fund të nëntorit’’, u shpreh Inzaghi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat