Juve sfidohet nga Chelsea

Futboll

Juve sfidohet nga Chelsea

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 12:20
Juve sfidohet nga Chelsea

UEFA Champions League vazhdon sot me tetë ndeshje të tjera mjaft interesante ku padyshim spikat super sfida që do të luhet në “Allianz Stadium” në orën 21:00, Juventus – Chelsea.

Të dyja skuadrat vijnë pas fitoreve në ndeshjet e para dhe momentalisht ndajnë vendin e parë me nga 3 pikë. Sonte secila prej tyre ka shansin të shkëputet e vetme.

Allegri pritet ta vendosë skuadrën në fushë me skemën, 4-4-2, ku dyshja e sulmit në mungesë të Moratas dhe Dybalas do të plotësohet nga Kean dhe Kulusevski. Në krahun tjetër Tuchel do të përdorë skemën e zakonshme, 3-4-2-1, ku maja e sulmit padyshim do të udhëhiqet nga “Big Rom”, i cili do të mbështetet nga Ziyech dhe Haverzt.

Të dyja skuadrat vijnë më mungesa të shumta, ku siç e theksuam me lart për Juventusin nuk do të jenë të gatshëm Morata e Dybala, por këta nuk janë të vetmit pasi gati për këtë ndeshje nuk janë edhe Kaio Jorge e mesfushori Arthur për shkak dëmtimesh.

Ditën e djeshme Tuchel dha lajmin se mesfushori, N’Golo Kante ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe nuk do të jetë gati për sfidën e sotme duke iu bashkuar kështu lojtarëve të tjerë që nuk janë të disponueshëm si, Christian Pulisic, Mason Mount, Reece James dhe Jorginho që mbetet në dyshim.

Statistika:

Në 9 ndeshjet e fundit të “Bluve të Londrës” në Champions janë shënuar më pak se 2.5 gola, po kaq janë shënuar në 7 ndeshjet e fundit të Juventusit.

Chelsea ka arritur ta mbajë portë ne paprekur në 6 nga 8 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion.

“Zonja e Vjetër” ka fituar 6 nga 7 ndeshjet e fundit, ku ka shënuar të paktën2 gola. Po ashtu ekipi i Allegrit ka shënuar të paktën 2 gola në 3 ndeshjet e fundit përballë Chelsea në të  gjitha kompeticionet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat