Benfica-Barcelona, formacionet e mundshme

Futboll

Benfica-Barcelona, formacionet e mundshme

Më: 29 shtator 2021 Në ora: 14:46
Foto

Benfica dhe Barcelona do të synojnë sot që të regjistrojnë fitoren e parë në edicionin e ri të Ligës së Kampionëve, ku në kuadër të Grupit E do të përballen sot në stadiumin “Da Luz”.

Në xhiron e fundit, skuadra e Benficas barazoi pa gola me Dynamo Kyiv, kurse Barcelona pësoi humbje me rezultat 3:0 kundër Bayern Munich.

Sa i përket formës momentale të dy skuadrave, Benfica ka treguar paraqitje më të mira në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke regjistruar katër fitore dhe dy barazime, krahas dy fitoreve, tre barazimeve dhe një humbjeje të Barcelonës.

Në ndeshjen e sotme, të dy trajnerët do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Benfican nuk do të paraqiten Goncalves dhe Seferovic, kurse Ronald Koeman nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Agueros, Albas, Baldes, Braithwaite, Dembeles dhe Wague.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Benfica (3-4-3): Vlachodimos; Verissimo, Otamendi, Vertonghen; Pizzi, Weigl, Mario, Grimaldo; Silva, Yaremchuk, Nunez

Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Mingueza, Pique, Araujo, Dest; F. de Jong, Busquets, Pedri; Coutinho, L. de Jong, Depay

21:00 Benfica – Barcelona (Stadiumi Da Luz)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat