2 Korriku kryeson, +2 pikë para Vushtrrisë

Futboll

2 Korriku kryeson, +2 pikë para Vushtrrisë

Nga: K.G. Më: 29 shtator 2021 Në ora: 17:27
2 Korriku kryeson, +2 pikë para Vushtrrisë

2 Korriku nga Prishtina kryeson renditjen në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, grupi B. 

Skuadra nga Prishtina triumfoi me rezultat 2:1 ndaj Vitisë.

 Vushtrria kthehet me tre pikë të mëdha, duke i shkaktuar humbje me 2:0 Fushë Kosovës, ndërsa Vllaznia nga Pozhorani ndahet baras (1:1) me Kikën.

Arbëria nga Dobraja e Madhe triumfon si mysafirë me 2:1 ndaj Ramiz Sadikut të Prishtinës.  

Grupi B
2 Korriku - Vitia        2:1
R. Sadiku - Arbëria      1:2
F. Kosova - Vushtrria  0:2
Vllaznia (P) - Kika         1:1
Ferizaj - Flamurtari 3:0

Pas javës së 6-të, 2 Korriku udhëheq me 14 pikë, pasojnë Vushtrria 12, Vllaznia 9, Ramiz Sadiku 9, Arbëria 8, Flamurtari 8, Fushë Kosova 7, Ferizaj 5, Kika 4 dhe Vitia 4.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat